Burimi: Meta kërkon të drejtojë PL-PD, kur Berisha të mos ketë aftësi fizike

28 Tetor 2022 | 12:06

Analisti Genc Burimi është shprehur se Ilir Meta kërkon që të drejton Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë në një moment kur Sali Berisha të mos ketë më aftësi fizike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Burimi theksoi se Meta po bën çdo gjë që të pranohet nga demokratët, ndërsa theksoi se në të ardhmen Belind Këlliçi mund të jetë rivali i tij.

Ndërkohë protestën e nëntorit e konsideroi si marketim të përbashkët mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Protesta është dasma “Meta Berisha, është marketimi i përbashkët mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Sot nuk rrëzohet një pushtet me manifestime, por vetëm me zgjedhje.  Kjo është protestë e parë mes dy partive.

Do kemi një imazh të fortë të dy liderëve bashkë. Meta e ka të qartë në kokë se në kohën e shkurtër është Berisha e në një kohë afatgjatë është Meta. Në kohën politike aktuale është Berisha në një kohë tjetër Meta. Ky i fundit po bën gjithçka që të pranohet nga demokratët.

Rivali i ardhshëm i Metës do të jetë Këlliçi”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026