Berisha: Erion Veliaj, i vetmi politikan shqiptar që ka lidhje me Iranin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryebashkuaku i Tiranës, Erion Veliaj është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha nënvizoi se gjatë kohës që ishte kryeministër, Veliaj ka udhëtuar shpesh drejt Teheranit.
“Politikani i vetëm në Shqipëri me lidhje iraniane, është Erion Veliaj. Udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran, gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente dhe reale, sipas agjencive të vendeve partnere. Cila ishte lidhja e Erion Veliajt me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj. Di që udhëtim ka bërë edhe Edi Rama.
Në atë rast, sipas disa informacioneve jo të plota, ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste. Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion veliajt dhe a janë lidhje biznesim, apo lidhje të tjera, këto nuk i di. Di që bëntë udhëtime frekuente në Teheran”, theksoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon