Primaret në PD, një tjetër kandidat i bashkohet garës për Fierin

9 Nëntor 2022 | 11:28

Albano Zhapaj ka prezantuar këtë të mërkurë kandidaturën e tij në Primare për Bashkinë e Fierit.

Zhapaj u shpeh se e mori këtë vendim, pasi situata ekonomike dhe sociale në Fier është tejet e rëndë.

“Vendosa të kandidoj në primaret për Fierin, pasi nuk e pranoj dot që unë dhe bashkëqytetarët e mi të jetojmë në një qytet ku të rinjtë largohen se s’kanë punë, s’ka shpresë, nuk pranoj dot që çdo vit mbyllen shkolla e kopshte, boshatisen lagje e fshatra, nuk pranoj dot që toka të zbrazet e të mos punohet, që të braktisen shtëpitë, që të braktisen varret e të parëve, vetëm e vetëm se një grusht pushtetarësh kanë vendosur të na nxjerrin në treg.

Modeli i një pushteti vendor që kam në mendje është ai model ku qytetari i kërkon llogari pushteti vendor dhe jo e kundërta, ku qytetari të jetë pjesë aktive e jetës dhe vendimmarrjes së qytetit, dhe jo vuajtës i vendimmarrjeve të këqija, atyre klienteliste, korruptive dhe shtypëse”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026