Tabaku për Portin e Durrësit: Rama i jep 812 mijë m2 tokë shtetërore investitorit
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka treguar disa nga arsyet, se përse opozita votoi kundër në Kuvend, në lidhje me kërkesën e qeverisë, për ta kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin për Portin e ri turistik të Durrësit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Tabaku u shpreh se dokumenti i prezantuar nga qeveria kishte mangësira.
Sipas saj, me anë të këtij dokumenti, që kishte 5 nene, dhe kryeministri Edi Rama i jep 812 mijë metra katror sipërfaqe shtetërore, investitorit privat.
“Në fakt, dje me procedurë të përshpejtuar, qeveria prezantoi një dokument të mangët në lidhje me çështjen e Portit të Durrësit. Ne ishim përpara faktit ku pa asnjë informacion, kërkohej që me procedurë të përshpejtuar të kalonte një copë letër me 5 nene, që praktikisht jep 812 mijë metra katror sipërfaqe shtetërore, një kompanie për ta zhvilluar.
Nga ana tjetër, falje të taksave, lehtësira për këtë kompani, shitje apartamentesh, transferim pronësie, pra një sërë elementësh të cilët ishin të paqartë’, theksoi ajo.
Me 62 vota pro dhe 20 kundër, Kuvendi miratoi kërkesën e qeverisë për të kaluar me procedurë të pershpejtuar një projektligj për Portin e Durrësit.
LEXONI GJITHASHTU
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 17:02 Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trumpin: Ai ishte shumë ofendues
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit
- 16:49 Braçe flet për protestën: Unë mbetem socialist, deligjitimimi i zgjedhjeve do dëmtonte procesin në BE
- 16:47 Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor