Fyerjet e Ramës ndaj opozitës, Tabaku: Sjellje e tij sa herë ka një aferë korruptive

10 Nëntor 2022 | 11:16

“Kjo ka ndodhur sa herë ka pasur një aferë korruptive. Sa herë që është akuzuar për një aferë korruptive, kështu ka bërë”.

Ishte kjo deklarata e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për Euronews Albania, në lidhje me fyerjet që kryeministri Edi Rama bëri dje ndaj opozitës në Kuvend.

Sipas saj, sa më e madhe afera, aq më i madh është sulmi i Ramës ndaj opozitës.

“Nuk ndihesh mirë në parlament, kur niveli i diskutimit ulet në një nivel të tillë. Kjo ka ndodhur sa herë ka pasur një aferë korruptive. Sa herë që është akuzuar për një aferë korruptive, kështu ka bërë. Unë kam 7 vite që jam në sulm për inceneratorët.

Kemi rastin e drogës, të inkriminuarve në parlament, kemi raste pafund kur këtë sjellje e kemi parë edhe herë të tjera. Sa më e madhe afera, aq më i madh sulmi ndaj opozitës. Opozita ka faj që nuk arritëm dot ta heqim këtë qeveri nga pushteti dhe ky është faji i vetëm që të durojmë këtë sjellje në parlament”, theksoi ajo.

Kryeministri Edi Rama akuzoi gjatë seancës së djeshme në Kuvend, Partinë Demokratike për lidhje me financimet ruse.

Rama iu drejtua deputetëve demokratë, duke thënë se janë të pafytyrë e pa atdhe, të cilët me para ruse donin të rrëzonin qeverinë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026