Kuvendi miraton me 76 vota buxhetin e vitit 2023

5 deputetët lënë mandatin
10 Nëntor 2022 | 13:57

Miratohet në parim buxheti për vitin 2023 me 76 vota pro, 41 kundër dhe asnjë abstenim.

Ligjënësit i dhanë dritën jeshile edhe 3 ligjeve për paketën fiskale, të cilët janë kundërshtuar nga opozita.

  • Projektligji për akcizat miratohet me 76 pro, 40 kunder, asnjë abstenim.
  • Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar miratohet me 76 pro, 40 kundër, asnjë abstenim.
  • Projektligji për procedurat tatimore miratohet me 76 pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca e Kuvendit ka nisur ditën e djeshme në orën 10:00 dhe vijoji deri në orën 23:00, për të rinisur sot në orën 09:00, e duke u mbyllur në orën 13:55.

Në projektbuxhetin e vitit 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë lekë. Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit.

Seanca e djeshme u shoqëruar me debate të shumta e akuza nga opozita në drejtim të maxhorancës për situatën ekonomike dhe se ky buxhet nuk adreson problemet. Ndërkohë kryeministri Edi Rama zgjodhi një gjuhë të ashpër për t’iu përgjigjur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026