‘Protesta e opozitës, kohë e humbur’, Rama: Vazhdojnë të financohen nga Rusia
Edi Rama shpërfilli protestën e thirrur nga opozita, që tha se vazhdon të financohet me para ruse.
“Asnjë minutë e humbur me protestën e atyre që kanë marrë para ruse. Koha do tregojë që lidhja e tyre me paratë ruse nuk janë ndërprerë. Keqardhje për ata që i shkojnë nga pas, po tërhiqen nga pas me përfaqësuesit më të zymtë dhe më të mallkuar në këtë vend”, tha Rama.
Kryesocialisti foli në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, të thirrur për të diskutuar mbi kandidaturat për kryetarë bashkie.
Mbledhja zgjati rreth dy orë. Rama tha se PS nuk do të kërkojë asnjë koalicion me parti të tjera më 14 maj. PS ka konfirmuar jozyrtarisht disa emra, që nga Erion Veliaj për Tiranën, deri te kryebashkiaku i Gjirokastrës. Drejt konfirmimit pritet të shkojnë 60 për qind e kryebashkiakëve aktualë socialist. Dy emra duket se janë përjashtuar, Dritan Leli i Vlorës dhe kryebashkiaku i Mallakastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin