Zbulohet porosia e veçantë që Berisha iu dha 7 kandidatëve të PD për Tiranën

11 Nëntor 2022 | 11:17

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha tregoi se në takimin e thirrur nga Sali Berisha me 7 kandidatët e PD-së për Tiranën mungonte vetëm një prej tyre.

Ilir Alimehmeti mungonte për shkak se ishte i angazhuar në një studio televizive. Hoxha tha se qëllimi ishte i qartë, mobilizimi maksimal dhe thirrja e qytetarëve në protestën e 12 nëntorit.

Edhe më herët ishte bërë me dije se shtyrja e afatit të primareve ishte për të përqendruar të gjitha energjitë e opozitës në protestë.

“Mesazhi që zoti Berisha mbrëmë ka përcjellë te 6 kandidatët pjesëmarrës, por indirekt edhe te zoti Alimehmeti i cili e kishte ftesën për të marrë pjesë në këtë takim ka qenë mobilizimi për protestën dhe qëllimi për të sjellë sa më shumë qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, duke filluar nga ora 15:00 e deri kur do të përfundojë,” – u shpreh Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026