Porti i Durrësit në Kushtetuese, PD: Megaaferë korruptive

11 Nëntor 2022 | 14:00

Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e Portit të Durrësit, të nënshkruar nga qeveria, por ende të pamiratuar në Kuvend.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi u shpreh se marrëveshje përbën grabitje të pasurisë publike për interesa private.

“Një aferë e gatuar në fshehtësi jo thjesht me mungesën e transparencës, por e bërë qëllimisht kështu sepse një grabitje e tillë e pasurisë publike për interesa private dhe dhënia për interesa përfitimi individësh privatë nën petkun e investorëve strategjikë, e godasim në gjykatën kushteutese.”, tha ai.

Opozita thotë se Gjykata Kushtetuese duhet ta rrëzojë marrëveshjen për të mbrojtur interesat e publikut.

“E gjitha është histori që bazohet te edi rama. Porti i Durrësit është aset i të gjithë shqiptarëve, në aspektin ekonomik dhe strategjik dhe të sigurisë”, theksoi Bylykbashi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me qëndrimin e PD-së ndaj kërkesave të protestës qytetare. Ajo thekson se çdo petendim i aluduar...
20:33 | 24/06/2026