“Rusia mund të dëmtojë Ballkanin”, Rama: Po qëndrojmë jashtë luftës
Në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Edi Rama vlerësoi faktin se Ballkani ia ka dalë të qëndrojë jashtë luftës konvencionale, edhe pse është pjesa më e brishtë e zinxhirit. Rama theksoi ndikimin e madh të Rusisë në rajon dhe mundësinë që ka për të shkaktuar dëme të mëdha.
“Rusia ka ndikimin më të madh potencial dhe mund të shkaktojë dëmet më të mëdha për shkak të ndasive historike në Ballkan, që ende janë të pranishme. Kemi një çështje të madhe që është çështja e paqes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës. Por duhet të shihet gjithashtu që Ballkani është i bashkuar. Të gjitha vendet tona votojnë njësoj në OKB kur është puna për agresionin dhe tërësinë territoriale. Jemi në drejtimin e duhur, edhe pse e di që nuk është lehtë”, tha Rama.
Në panelin ku ishte i pranishëm edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, Rama tha se Franca është aktualisht vendi më i përfshirë së fundmi në Ballkanin Perëndimor, ndonëse shpesh është perceptuar si vendi më skeptik për zgjerimin e Bashkimit Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve