Dashnor Sula: Me Berishën kam qasje të ndryshme për PD, por protestoj kundër Ramës
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është i pranishëm në protestën e opozitës, që po mbahet para Kryeministrisë.
Për Euronews Albania, Sula tha se megjithëse ka qasje të ndryshme me Berishën për funksionimin dhe organizimin e Partisë Demokratike, ndodhet në protestë dhe do jetë në çdo protestë kundër kryeministrit, Edi Rama.
“Unë kam qenë në çdo protestë dhe do jem në çdo protestë. Në protestë nuk vihet vetëm për Partinë Demokratike, këtu vijnë të gjithë shqiptarët të cilët janë në një gjendje të vështirë, jam i bindur që protestat do jenë madhështore dhe qeveria do tronditet fort. Absolutisht nuk e mendoj diçka të tillë, shqiptarëve u ka ardhur laku në fyt.
Kazani po zien, por nuk do dëshiroja dhunë. Për çdo demokrat do jemi në protestë. Pavarësisht se kam qasje ndryshe me zotin Berisha për mën yrën si funksionon Partia Demokratike, qëllimi i përbashkët është kundër kësaj qeverie”, theksoi ai.
Berisha dhe funksionarë të tjerë demokratë, nuk kanë përjashtuar asnjë lloj skenari për protestën e sotme.
Në krah të kryedemokratit dhe kreut të Partisë së Lirisë, janë një grup i caktuar deputetësh dhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Për mbarëvajtjen e protestës, janë gatishmëri rreth 1000 efektivë policie, teksa disa akse rrugore janë mbyllur që prej orës 15:00.
Shërbimet e rendit do të kenë peshën kryesore, por ka dhe një mobilizim të Forcave Speciale.
Vihet re një numër i lartë qytetarësh, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së opozitës për të marrë pjesë në protestë. Deri më tani, nuk është shënuar asnjë incident.
LEXONI GJITHASHTU
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve