‘Protestën e kërkuan njerëzit’, ish-deputetja e PL-së: Është vetëm fillimi
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka thotë se protesta e sotme e opozitës, u kërkua nga njerëzit, pas takimeve të shumta në terren.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Caka tha se ky ishte vetëm fillimi dhe shtoi se do ketë protesta e aksione të tjera opozitare.
“Terreni është filluar që para muajve të verës. Protesta nuk erdhi se duhej bërë, protesta erdhi sepse është kërkuar, sepse njerëzit kanë pakënaqësitë e tyre dhe shumë problematika gjatë takimeve në terren.
Sot u solidarizuan dhe ishin pjesë e asaj proteste. Ky është vetëm fillimi, do të ketë aksione nga më të ndryshme, protesta, padi, denoncime, çfarëdo lloj gjëje që e përmban vetë opozitarizmi në tërësi, theksoi ajo.
Pas më shumë se dy orësh, përfundoi protesta kombëtare e opozitës. Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.
Protesta, pas përfundimit të saj, u shoqërua me incidente. Gjithçka filloi pasi Berisha mbaroi fjalën e tij dhe protestuesve iu bë thirrje për të ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë, në nder të personave që kanë humbur jetën në përplasjet me policinë.
Protestuesit çanë kordonin e policisë dhe hynë në oborrin e Kryeministrisë, ku hodhën bojë në dyert dhe dritaret e godinës.
LEXONI GJITHASHTU
Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë
Bregu: Qytetarët nuk pranojnë më të injorohen nga pushteti
Mila për Euronews Albania: Sot në PS folëm edhe për protestën, nuk mendohet dorëheqja e as zgjedhjet
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve