10 mijë dollarë pagesë, ministrja Margariti i përgjigjet Zhupës: Më sill dokumentin
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një intervistë për Euronews Albania hodhi poshtë akuzat e deputetes Ina Zhupa se do marrë 10 mijë dollarë në vit si anëtare e bordit të fondacionit që ka marrë nën administrim Parkun e Butrintit.
Margariti nënvizoi se akuzat janë më shumë se gënjeshtra. Ajo ftoi zonjën Zhupa që t’i vënë në dispozicion dokumentet të cilat vërtetojnë një gjë të tillë.
“Gjithçka është lehtësisht e verifikueshme në marrëveshjen e bashkëpunimit dhe administrimit që janë depozituar pranë Parlamentit. Në asnjë moment nuk është e cituar asnjë pagesë e bordit, është një bord honorifik ashtu siç është vetë ministri që e kryeson. Barrën e akuzës duhet ta mbajë i akuzuari. Nëse do të nxjerrim ndonjë paragraf që Margariti merr një rrogë të çfarëdolloj shifre nga bordit i Butrinitit, unë do prisja që të ma sillte këtë zonja Zhupa që ka arritur ta shohë në këto paragrafë, janë me tepër se gënjeshtra, akte të shëmtuara. Është thjesht për të bërë një zhurmë politike. Më vjen keq që është shfrytëzuar politikisht çështjet e kulturës në mënyrë kaq të rëndomtë”, u shpreh ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West