‘S’do ketë vende pune’, Shehi: Projekti për Portin e Durrës pa vlerë dhe pa garë
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se projekti për portin e Durrës është pa vlerë dhe pa garë.
Ai nënvizoi se ky nuk është projekt për port, por është projekt për banesa që mund ta bëjnë edhe firmat shqiptare të ndërtimit.
“Personalisht gjykoj se është një projekt i gabuar, ky është një projekt banese normale për të bërë një lagje të re të Durrësit. Këtë mund ta bënte edhe ndërtuesit shqiptar,. Nuk kanë pse të vijnë arabë. Më e rëndësishmja është se çfarë do bëhet me portin e vjetër të Durrësit, është porta hyrëse për korridorin 8. Është një projekt pa vlerë për Shqipërinë, është pa garë ndërkombëtare. Pse duhet të vijnë këta nga Arabia, pse nuk vijnë nga Gjermania nga Holanda. Këtë projekt ta filmojnë pasi të mbarojë buxheti, të bëjnë transparencë, të bëhet debat publik. Ky projekt është anti-zhvillim”, u shpreh Shehi.
“Do sjellin punëtorët e vetë nga India nga Pakistani. Emigrantë që i paguajnë keq. Nuk do të krijohen vende pune për shqiptarë”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor