‘Sot merr fund kjo’, Berisha kërcënon Ramën: Populli do flasë në këtë sallë

17 Nëntor 2022 | 11:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rimarrë fjalën në Kuvend menjëherë pas rinisjes së seancës, që u ndërpre për pak minuta për shkak të tensioneve të krijuara në sallë nga opozita.

Berisha akuzoi mazhorancën në Kuvend se prej 4 muajsh ka shkelur të drejtën e opozitës, duke paralajmëruar se kjo gjë duhet të marrë fund nëse duan që në kuvend të ketë paqe.

“Ka 4 muaj që shtypni të drejtën tonë për mocion në rezolutë për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kjo situatë duhet të marrë fund nëse doni paqe në Parlament. Jemi përpjekur me durim shumë të madh të kërkojmë zbatimin e rregullores. Sot merr fund kjo. Ju garantoj, siç u zotova më 12 nëntor, se në këtë mënyrë do jetë populli opozitar që do flasë në këtë sallë. Nuk pranojmë të shkelmohemi nga askush. Na vjen turp që jemi me ju në Parlament, por vijmë këtu për shqiptarët. Dua t’i them Edi Ramës se mund të të japim çdo lloj përgjigjeje”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026