Gara për primaret e PD, Kryesia miraton emrat 61 kandidatëve për 18 bashki
Janë zbuluar emrat e 61 kandidatëve për 18 bashki në primaret e Partisë Demokratike.
Bashkë me kandidatët e 26 bashkive që kryesia i miratoi 3 ditë më parë, shkon në 44 numri total i bashkive ku janë certifikuar kandidatët që do të garojnë në primaret e Partisë Demokratike.
Me vendimin e të premtes të kryesisë shkon në 143 numri i kandidatëve që do të garojnë në primare.
Sakaq mbeten për t’u çertifikuar edhe rreth 70 kandidatura të tjera, pasi sipas asaj që deklaroi kryedemokrati Berisha janë rreth 200 kandidatë që kanë shprehur ambicien për të përfaqësuar opozitën në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Data për zhvillimin e primareve do të jetë 4 dhjetori, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar data kur do të zhvillohet balotazhi në ato bashki ku asnjë prej kandidatëve nuk do arrijë të marrë 51% të votave në raundin e parë.
Edhe në këto zgjedhje të 14 majit Partia Demokratike do të hyjë e përçarë. Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, ndërsa negociatori i grupit të Berishës, Paloka tha se nuk ishte kusht njohja e Berishës kryetar.
LEXONI GJITHASHTU
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve