VIDEO/ Oboti në Shkodër nën ujë, mijëra hektarë tokë të përmbytura

21 Nëntor 2022 | 13:07

Ekipi i Euronews Albania udhëtoi sot me një nga makinat e ushtrisë drejt fshatit Obot në Shkodër, ku situata me përmbytjet është problematike.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shfaqet gjithë zona e përmbytur.

Kalimi në këtë zonë mund të bëhet vetëm me makina të ushtrisë. Një pjesë e banorëve po largohen nga fshati, ndërkohë që dëmet nuk janë të pakta në banesat e tyre.

Forcat e ushtrisë ndodhen në fshat që prej ditës së djeshme, në ndihmë të banorëve dhe gjësë së gjallë.

Situata vijon të mbetet problematike në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.

Mbi 480 familje aktualisht janë nën ujë dhe deri më tani janë evakuuar 30 familje. Zonat më problematike janë në njësitë: Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026