‘Nuk komentoj deklarata politike’, Spiropali në Obot: Do u gjendemi pranë banorëve
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndodhet në Obot të Shkodrës, ku tha se qeveria do t’u gjendet pranë banorëve që janë prekur nga përmbytjet.
Për Euronews Albania, Spiropali u shpreh se ushtria dhe policia janë në gatishmëri.
Spiropali nënvizoi se nuk gjendet në Obot për të komentuar deklaratat politike të opozitës, në lidhje me pëmbytjet në vend.
“Ne jemi këtu së bashku me ministrin e Mbrojtjes, me prefekten, me kryetarin e Këshillit të Qarkut, me shefen e Emergjencave, me të gjithë trupën këtu. Janë në dispozicion për evakuimet, për ndihmat, edhe policia, edhe ushtria kanë dislokuar trupa dhe mjete në dispozicion të të gjithë qytetarëve. Bëhet fjalë për çështje të kompensimeve të vjetra dhe ato që janë kryer.
Ne nuk jemi këtu për debate politike që i nxit njëri dhe tjetri, madje nuk jemi këtu as për të komentuar deklarata politike. Ne jemi këtu për këta banorë të Shkodrës dhe do u gjendemi deri në fund. Deklaratat e tjera pa bereqet, pa punë, por me mllef politik nuk i komentojmë ne, por do i komentojë koha”, theksoi ajo.
Situata vijon të mbetet problematike në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.
Mbi 480 familje aktualisht janë nën ujë dhe deri më tani janë evakuuar 30 familje. Zonat më problematike janë në njësitë: Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Bërdicë dhe një lagje e qytetit, Ajasëm.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq