Qafoku-Bogdanit: 6 dhjetori nuk është dita e duhur për protestë, tërhiquni
Kandidati për primaret për Bashkinë e Tiranës, Gert Bogdani është shprehur se në demokraci ka protesta referuar datës 6 dhjetor ku do të zhvillohet tubimi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bogdani theksoi se Partia Demokratike ka komunikim me ndërkombëtarët ndërsa shtoi se për protesta nuk merret leje në polici por kjo e fundit vetëm njoftohet.
“Nuk është njësoj protesta e 6 dhjetorit me protestën e PS kur Shqipëria u fut në NATO. Ku ta gjenim që të hynim në BE më 6 dhjetor. Demokracia protestën ka, ngritjen e zërit.
Komunikimet me ndërkombëtarët janë të ndryshme. Nuk marrim leje për protestën, bëjmë vetëm njoftim. Policia e shtetit duhet të garantojë mbarëvajtjen e protestës dhe jo të pengojë protestën. Kjo është falë shoqërisë civile, është Gjykata që e ka vendos këtë gjë”- shprehet ai.
Nga ana tjetër gazetari Roland Qafoku është shprehur se 6 dhjetori nuk është dita e duhur për protestën, duke qenë se atë ditë në Tiranë zhvillohet samiti i BE- Ballkani Perëndimor.
“Unë nuk arrij ta kuptoj se si do të organizohet kjo protestë, siguria e samitit ka rregullat e veta. Nuk vendos parësore një protestë, ditën e samitit më të rëndësishëm që zhvillohet në historinë e marrëdhënieve Shqipëri-BE sesa opozita që ka 364 ditë të tjera për të protestuar çdo mëngjes. Këtë ditë nuk duhet, është një gjë e keqe nuk shkon. Fitoni më shumë pikë nëse tërhiqeni nga protesta”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:33 Rivendosja e sanksioneve ruse për naftën, Trump jep detaje se kur mund të ndodhë
- 16:28 Çfarë u miratua dhe u rrëzua sot në Parlamentin Europian lidhur me amendamentet mbi Zvërnecin dhe Sazanin
- 16:27 Marrëveshja SHBA-Iran, Clinton reagon ndaj Netanyahut: Ka qenë gjithmonë i fiksuar për të goditur Teheranin
- 16:22 Trump: Udhëtimi në Francë ishte një sukses i madh, Irani nuk do të ketë armë bërthamore
- 16:14 Udhëheqësit e G7 bien dakord: Më shumë armë për Ukrainën dhe sanksione të reja ndaj energjisë ruse
- 16:12 Presidenti libanez: Mirëpresim çdo shtet që ndihmon në përpjekjet e armëpushimit