Gert Bogdani: Demokratët të zgjedhin personin që i bën ballë Erion Veliajt
Kandidati i PD për primaret për Bashkinë Tiranë, Gert Bogdani është shprehur se ka bërë takime në çdo degë të Tiranës ku dhe ka diskutuar problematikat e qytetarëve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bogdani tha se ka përgatitur programin që ka për Bashkinë e Tiranës nëse vendoset në krye të këtij institucioni.
“Fushata ka qenë shumë intensive dhe shumë e bukur. Kemi bërë takime në çdo degë të Tiranës, unë kam diskutuar dhe problematikat e çdo dege dhe çfarë zgjidhje mund t’i japim problemeve. Është një proces i pritur shumë mirë nga demokratët dhe uroj që të shkojë deri në fund. Është një garë e vërtetë”- theksoi Bogdani.
Ai tha se kjo garë nuk është e zakonshme ndërsa shtoi se demokratët duhet të zgjedhin personin që i bën ballë Erion Veliajt.
“Kam përshtypjen se demokratët kanë filluar ta kuptojnë që kjo nuk është një garë e zakonshme. Demokratët duhet të zgjedhin personin që i bën ballë më shumë Erion Veliajt”- tha ai.
Kandidatët për primaret në PD për Bashkinë e Tiranës, janë Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkorçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng