Cili nga aleatët do jetë në protestën e 6 dhjetorit? Flet Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ka ftuar të gjithë aleatët që të marrin pjesë në protestën e 6 dhjetorit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, pyetur nga Euronews Albania, Berisha u shpreh se vendimi për të marrë pjesë në protestë, u takon atyre.
“Aleatët janë të mirëpritur, ftesa ime është për të gjithë aleatët dhe populli opozitar. Çfarë vendimi marrin, është në tagrin e tyre, por ne ftojmë të gjithë qytetarët që konsiderojnë kauza të drejta, që konsiderojnë shndërrimin e shqiptarëve në njerëz të gomoneve, të vijnë dhe të protestojnë.
Nëse Edi Rama priste që Komisioni Evropian të deklaronte se nuk na duhen protestat, ndodhi e kundërta. Deklaroi se samiti do mblidhet në Tiranë, kërkojmë siguri, kërkojmë respektimin e lirive, të drejtave të qytetarëve, përfshi protestën”, theksoi ai.
Pyetur nëse ka marrë leje nga policia për protestën, Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike ka njoftuar policinë, por ka kthyer përgjigjen që i dikton kryeministri Edi Rama.
“PD është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë. Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigjia? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar. Ne e parashikuam këtë dhe ndaj thirrëm protestën,” tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta