Gazetari Lita tregon detajet: Në Shqipëri ka laboratorë të drogave sintetike
Lavdrim Lita, drejtor i portalit Faktor.al u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se në Shqipëri ka laboratorë të drogave sintetike, të cilat janë më vdekjeprurëse se kokaina, heroina apo kanabisi.
“Këto laboratorë të kokainës fshehin faktin se në Shqipëri ekzistojnë dhe laboratorë të dograve sintetike. Në Shqipëri ka përdorim të drogave sintetike dhe mendohet që ka laboratorë për të zhvilluar këto droga shumë vdekjeprurëse sesa kokainë heroina apo kanabisi”, u shpreh ai.
Lita komentoi edhe zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier, ku nënvizoi se është e pamundur që Viktor Çervanaku të drejtonte këtë rrjet, duke nënvizuar se ende nuk janë kapur kokat e këtij trafiku droge.
“Nuk besoj se një familje e thjeshtë nga Fieri, pavarësisht se Viktori ka një të kaluar shumë të çuditshme, pra ka qenë truprojë e një ish-ministri, më pas është marrë me letërsi, është një personazh pak i çuditshëm, më vonë u bë edhe politikan. Por, nuk mendoj është një person që ka organizuar gjithë këtë trafik deri në 200 kg kokainë. Ne duhet të shikojmë porositësit por edhe investitorin dhe financuesin. Këta janë ekzekutuesit e operacioni, këta të arrestuarit nuk janë kokat. DEA dhe policia kanë pritur që këta të komunikojnë me investitorët.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta