Taulant Balla në përgjimet e Çapjave? Gazetari Lita zbulon detajet
Ardian Çapja i akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012 ka dhënë sqarime në Gjykatën e Posaçme në lidhje me ngjarjen e 10 viteve më parë.
Në seancë ai lëshoi akuza në drejtim të një politikani me emrin Taulant, që sipas tij ka qenë në përgjim për masakrën e 3 shkurtit të 2016-tës, ku kanë mbetur të vrarë antarë të fisit Çapja.
Lavdrim Lita, drejtor i portalit Faktor.al tha në një intervistë për Euronews Albania se pas ekzekutimit policia ka vënë në përgjim dhe deputetin Taulant Balla në një nga numrat e tij dhe nuk dihet pse.
“Kjo tashmë është e konfirmuar. Vetë zoti Balla nuk ka reaguar, ka ndjekur një linjë heshtje, kjo për shkak të një loje që bëhet me faktin se në 2016-tën prokuroria në përgjithësi nuk mund të vinte në përgjim deputetët e Republikës së Shqipërisë, pasi nuk kishin ndodhur akoma ndryshimet në ligjin e SPAK,” – u shpreh Lita.
Ai tha se arsyeja pse gjykata ka refuzuar të vijojë me përgjimin dhe me asgjësimin e serverit është sepse ligji nuk e lejonte atëherë që deputeti të përgjohej pa autorizimin e Kuvendit.
“Pra, prokuroria dhe policia ishin në shkelje të ligjit, në shkelje të ligjit ishte dhe gjykata që e kishte lejuar. E ka korrigjuar brenda 48 orëve këtë gjë sepse e kanë kuptuar që kanë bërë një gafë juridike, pavarësisht se KLD-ja apo zyrtarët e prokurorisë nuk kanë marrë masa për këto gafa,” – u shpreh Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta