‘Belind Këlliçi, njeri i Sali Berishës’, Ilir Demaliaj godet Primaret në PD
Analisti Ilir Demaliaj e konsideron qesharake procesin e Primareve në Partinë Demokratike, nga ku do të zgjidhen kandidatët e kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme lokale më 14 maj 2023.
Në një intervistë për Euronews Albania, Demaliaj u shpreh se fituesi është i paracaktuar dhe ai do jetë deputeti Belind Këlliçi.
Kjo sipas tij, pasi diçka të tillë e ka vendosur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Ndër të tjera, Demaliaj nënvizoi se pas vitit 1992, në vendin tonë nuk ka pasur zgjedhje të lira.
“Është fituesi Këlliçi, ua them unë. Është Këlliçi, është njeriu i Berishës. Berisha, në të gjithë historinë e tij, të partisë së tij dhe politikës shqiptare, të gjitha i ka bërë thjesht për demagogji. Berisha flet për votën, është dhunuesi i parë i votës së lirë në 96′.
Dhunuesi i parë që krijoi precedentin më të keq në Shqipëri dhe Ramiz Alia, fatkeqësisht dhe tragjikisht, ka bërë zgjedhjet më të lira në 92′. Dhe pas 92′ nuk ka pasur më zgjedhje të lira në Shqipëri, as zgjedhjet e fundit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West