Kurti: Kosova do të aplikojë në BE gjatë këtij muaji

1 Dhjetor 2022 | 20:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në një takim këtë të enjte, ish-deputeten e Parlamentit Evropian nga radhët e CDU-së gjermane dhe ish-presidenten e Grave të EPP-së, Doris Pack.

Kurti e njoftoi Pack për prioritetet e Qeverisë, me theks investimet e huaja dhe planet për dorëzimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian gjatë këtij muaji.

Sipas një komunikate të qeverisë, kryeministri Kurti dhe Pack, diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe Evropë.

“Ata diskutuan edhe për situatën gjeopolitike pas agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Pack sot u nderua nga Kolegji AAB me çmimin Ndërkombëtar për Demokraci dhe Integrime. Duke e uruar atë për çmimin dhe falënderuar për kontributin e çmueshëm dhe të vazhdueshëm për popullin dhe vendin tonë, kryeministri Kurti tha se jeni gjithmonë të mirëseardhur në Kosovë. Në takim, Pack ishte e shoqëruar nga Behare Sahitaj, rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha dhe Prorektorja për Bashkëpunim, Venera Llunji”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026