Ambasadorja gjermane në Beograd: Shpresojmë që Serbia të jetë në samitin e Tiranës

3 Dhjetor 2022 | 14:00

Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad deklaroi këtë të shtunë se qeveria serbe duhet të ketë përfaqësuesin e saj në samitin e së martës BE-Ballkani Perëndimor.

Ambasadorja nënvizoi se është e rëndësishme që të zgjidhen konfliktet që ekzistojnë.

“Konflikte të tilla krijojnë gjithmonë varësi nga palët e treta që mund të jenë shumë të pakëndshme, prandaj është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim të përbashkët mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Ne kemi një samit që po vjen në Tiranë, shpresojmë që qeveria serbe do të përfaqësohet gjithashtu atje”, tha Konrad.

Ajo iu referua edhe formimit të Komunitetit Gjeopolitik Evropian, duke vlerësuar se është një platformë e rëndësishme mbi të cilën zhvillohet dialogu i nivelit të lartë.

“Dialogu është një element i rëndësishëm i sigurisë brenda Bashkimit Evropian, por ne gjithashtu duhet të mendojmë për partneritete të reja globale me Azinë, Afrikën dhe Amerikën Latine në mënyrë që Bashkimi të mund të rritet gjeopolitikisht”,  tha Konrad.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026