Ndoka me rezerva për shqiptarët e Zvicrës: Nuk duhet të ketë folklorizma në futboll

5 Dhjetor 2022 | 09:08

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka komentuar ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës të premten, ku fituese doli kjo e fundit.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, ai tha se në futboll nuk duhet të ketë folklorizma duke shtuar se veprimi i Xherdan Shaqirit në fushë nuk ishte i duhuri.

Ai shtoi se futbollistët shqiptar kanë zgjedhur të luajnë për Zvicrën ndaj duhet ta respektojnë atë.

“Goli ishte interesant dhe pa dyshim që nuk duhet të ketë folklorizma në futboll. Shaqiri ka zgjedhur të  përfaqësoj Zvicrën, do luaj për Zvicrën. Mendoj se me atë që bëri nuk e ka respektuar Zvicrën për faktin se duhet t’i përkushtohet në mënyrë totale, himnit kombëtar flamurit të Zvicrës. Këto janë folklorizma , por nuk është ky mesazhi që duhet të japë një futbollist profesional”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024