Frrok Çupi paralajmëron: Nesër merr fund tranzicioni politik në Shqipëri
Analisti Frrok Çupi tha në një intervistë për Euronews Albania se 6 dhjetori do të jetë një nga ditët më të shënuara në historinë e Shqipërisë politike.
Nëse më herët ishte ëndërr që Europa të hidhte sytë nga Shqipëria, tashmë liderët e BE-së dhe Ballkanin Perëndimor mblidhen për një samit në kryeqytet.
“Është jo thjesht festive. Për mendimin tim është një ngjarje që ndryshon kuptimin e rajonit dhe kuptimin politik të Shqipërisë për të ardhmen. Është një qëndrim i Europës që arrin të zhvendosë boshtin e kontinentit, në pjesën lindore të kontinentit të vet dhe është arritja më e madhe që ka parë qytetërimi perëndimor,” – u shpreh Çupi.
Sipas tij, dita e nesërme, në filozofinë e politikës së Shqipërisë mbyll tranzicionin politik të 30 vjetëve.
“Pra, me vendosjen e Bashkimit Europian në Tiranë nuk ka më asnjë arsye për të thënë se ka më tranzicion. Nesër mbyllet tranzicioni në mënyrë të suksesshme,” – u shpreh Çupi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët
- 18:00 U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm
- 17:59 Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë