Deputetja Ori Nebijaj: Pse nuk isha dje në protestë

7 Dhjetor 2022 | 09:20

Ori Nebijaj, e cila ka marrë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike, deklaroi se nuk ishte e pranishme në protestën e djeshme, e organizuar nga kjo forcë politike.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Nebijaj u shpreh se nuk shkoi në protestë për shumë arsye.

“Jo, nuk isha dje në protestë me thënë të drejtën, për shumë arsye. Unë jam gjithmonë pro protestave, kam qenë gjithmonë në protesta, nuk kam lënë protestë pa shkuar. Edhe pse jo gjithmonë e kam postuar, kjo për shumë arsye, duke konsideruar edhe që ndonjëherë, kur ti je në media sidomos dhe je personazh publik, fakti që ti e di kur mund të përdoret edhe negativisht apo pozitivisht, që nuk është qëllimi yt në vetëvete.

Isha shumë pro protestës së djeshme, madje do doja që të kishte qenë edhe më e madhe, me idenë që në fund të ditës nuk ka asgjë të keqe nëse bëhet një protestë që si mision të saj ka të bërtasë fortë ato çfarë shqiptarët i shqetësojnë. Të gjithë të jenë aty, edhe liderët që ishin dje për samitin. Nuk shoh asgjë të keqe këtu”, theksoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024