Memaj: Subvencionohemi 100 lekë/litër, na u desh të marrim dhe kredi
Dashnor Memaj, kreu i shoqatës urbane dhe interurbane është shprehur se njëherë në tre muaj transporti publik subvencionohej me 100 lekë/litër por që tashmë kjo është ndërprerë.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po përballet ky sektor, operatorët janë detyruar që të marrin kredi.
“Ka mungesë të dëshirës për të pasur një zgjidhje përfundimtare dhe afatgjatë. Unë s’jam dakord që subvencioni të jetë me periudha mujore. Në momentin që duam të kemi transport funksional emergjent na duhet ndërhyrje emergjente në politika afatgjata. Do të kemi disa autobusë por asnjëherë nuk do kemi transportin publik në nivelin publik që t’u shërbej qytetarëve siç e meritojnë.
E fundit që kërkuam ishte rritja e çmimit të biletave por pamë që na u mbyllën të gjitha rrugët. Nuk kishim mbështetje as subvencion. Ne na subvencionohet dy herë në tre muaj nga 10 lekë për litër. Por kjo u ndërpre. Nga ajo periudhë e deri tani ne operojmë me forcat tona duke marrë dhe kredi. Shumica e operatorëve nuk marrin as kredi për shkak se kanë kredi dhe më parë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta