Gashi: Tensionet në veri të Kosovës janë të qëllimshme, cila është arsyeja
Avokati Tomë Gashi është shprehur se tensionet në veri të Kosovës po bëhen me qëllim në mënyrë që të dëshmohet se Kosova nuk mundet të kontrollojë territorin e saj.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se problemi i vetëm që kanë në Kosovë është Serbia, ndërsa e konsideroi hap pozitiv samitin e 6 dhjetorit që u mbajt në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.
Ai komentoi dhe deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se kur kjo e fundit i drejtohet Serbisë i kujton kësaj të fundit ato që ka bërë gjatë luftës.
“Është shumë pozitive që një samit i tillë ndodhët në territorin e Ballkanit perëndimor dhe besoj se Evropa po e sheh se sa e rëndësishme që çështje të Ballkanit Perëndimor të mos përfshihen në çështje të tjera. Besoj se nuk ka shqiptarë që nuk e di që i vetmi problem i yni është Serbia. Kur Vjosa Osmani i është drejtuar Serbisë, i ka kujtuar se çfarë Serbia bëri gjatë luftës. Të gjithë e dimë që Vuçiç ka qenë ministër i Millosheviç.
Tensionet në veriun e Kosovës janë diçka që ne i kemi parë për 23 vitet e fundit. Janë çështje të grupeve kriminale të cilat kanë vazhduar aktivitetin e tyre kriminal, deri sa erdhëm në një situatë të tillë që të kemi Albin Kurtin në cilësinë e kryeministrit.
Vuçiç është kriminel lufte. Mendoj se tensionet janë të qëllimshme për të krijuar destabilitet dhe për të dëshmuar se Kosova nuk e kontrollon territorin e saj”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU :
- Zbardhen planet e anarkistëve, hetuesit gjermanë: Planifikim për rrëzimin e qeverisë
- Deputeti më i vështirë për t’u menaxhuar në seancë, flet nënkryetarja Felaj
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme