Roland Bejko: Gjuha e politikanëve shumë e rëndë, kulmoi me dhunë fizike

9 Dhjetor 2022 | 14:11

Pedagogu Roland Bejko komentoi dhunën e ushtruar ndaj kreut të PD-së Sali Berisha dhe njoftimin e dalë ditën e djeshme për largimin e ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bejko theksoi se Kim u bë pjesë e politikës që prej vitit të kaluar kur Berisha u shpall “non grata” nga SHBA.

Më tej ai theksoi se Berisha-Rama-Meta është një treshe që do të qëndrojë për shumë vite në kurriz të shqiptarëve.

“Yuri Kim  që prej vitit të kaluar u bë pjesë e debateve politike. Berisha në PD e vërtetoi se ishte një mit për mbështetësit e tij dhe për këtë arsye këto mitet janë të paprekshme. Berisha-Rama- Meta është një treshe që do të qëndrojë dhe për shumë vite të tjera në qafën e shqiptarëve dhe Shqipëria do vazhdojë në këtë rrugë siç është. Ka një lloj terrori në vend, gjuha e politikanëve është shumë e rëndë dhe kulmoi gjithë kjo dhunë verbale, ku kulmoi me dhunën fizike ndaj vet Berishës”- theksoi ai.

Më tej ai theksoi se Berishës kur i intereson dhuna e mbron, ndërsa kur nuk I intereson e kthen në çështje politike.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024