Rikthehet frika e përmbytjeve, 400 ha tokë nën ujë nga reshjet në qarkun e Shkodrës

11 Dhjetor 2022 | 14:54

Reshjet e rëna në 24 orët e fundit në bashkinë e Shkodrës kanë rikthyer frikën e përmbytjeve të pak javëve më parë.

Zyrtarisht nga bashkia Shkodër raportohen rreth 400 hektarë tokë me prezencë uji në njësinë administrative Ana e Malit, ku problematikë paraqiteti rruga hyrëse në fshatin Obot.

Rritje të prurjeve pati dhe lumi Drin në kuotën 60 centimetër ndërsa hidrometri në Liqenin e Shkodrës u rrit me 50 cm.

Si pasojë e stuhisë së shiut pati problematika në furnizimin me energji elektrike në pjesën më të madhe të njësisë administrative Ana e Malit, në fshatim Beltojë dhe Malihebe në njësinë administrative Bërdicë ndërkohë që po vijon puna nga ekipet e Oshee për normalizimin e situatës.

Në disa rrugë rurale raportohet që të ketë rrëshqitje dherash ndërsa po punohet nga firmat e kontraktuara për pastrimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026