Zgjedhjet në SPAK, Lita: Betejë e fituar nga SHBA, Dumani i pa kapur nga politika
Gazetari Lavdrim Lita komentoi procesin zgjedhor të SPAK ku në krye të këtij institucioni u vendos Altin Dumani.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se betejën në këto zgjedhje e fitoi SHBA e cila sipas tij ka investuar miliona dollarë që në Shqipëri të ketë një drejtësi të pavarur.
Ndër të tjera ai theksoi se Dumani është një person që deri më tani nuk rezulton I kapur nga politika.
“Është një betejë e fituar sepse katër ambasadorët e fundit në Tiranë kanë pasur një mandat të qartë anti-korrupsion për të ngritur dhe reformuar sistemin e drejtësisë që ishte një dobësi strukturore. Ajo që pamë më 16 dhjetor në kolegjin e SPAK ishte një provë force të cilën SHBA për interesa të saj u fitua duke nxjerrë një lidership të pa kapur nga politika. Dy liderët më të mëdhenj në vend gjatë dekadave të fundit e kanë vendosur se kush do të ishte prokurori dhe Gjykata. Kemi pasur kryeprokuror të vendosur nga politika. SHBA ka paguar miliona dollarë për ta bërë Shqipërinë me drejtësi të pavarur. Ishte dhe një frikë se qeveria shqiptare nuk do të mbante premtimin e saj për ta lënë drejtësinë të pavarur”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet