“Urdhër arresti ndaj Ahmetajt”, gazetari: Vendimi i SPAK që do godiste qeverinë
Gazetari Lavdrim Lita tha se nëse do të lëshohet urdhër arrest për ish-zv,kryeministrin Arben Ahmetaj do të ishte një goditje shumë e rëndë për imazhin e qeverisë.
Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se dosja e dalë në të cilën përmendet emri i Arben Ahmetajt ka të bëjë metë tre inceneratorët.
Ndër të tjera ai theksoi se sipas informacioneve të marrë Ahmetaj është marrë në pyetje nga SPAK.
“Drejtuesi i SPAK ka firmën finale. Dhe deri më sot dhe pse disa prokurorë i kanë mbyllur dosjet, disa prej tyre kanë fjetur në sirtare. Dumani ka thënë se këto dosje do të përshpejtohen dhe emrat që janë në dosje nuk do të merren parasysh. SPAK bën vetëm hetimin është Gjykata ajo që vendos nëse është i dënueshëm apo jo. Disa dosje janë gjykuar dhe rigjikuar.
Dosja për të cilën flitet për Ahmetajn, ka të bëjë me të tre dosjet e ndara të inceneratorëve. Dokumentet rrodhën nga prokuroria sepse email-et e bëra publike nga kolegët tanë në media kanë dalë nga dosja e Prokurorisë. Nga informacionet që kam Ahmetaj është pyetur në SPAK, kanë dhënë shpjegimet e tyre tek prokurorët që ndjekin dosjen e inceneratorëve. Nëse kërkohet mandate arresti për Arben Ahmetajn kjo do ishte një goditje shumë e rëndë në imazhin e qeverisë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- I përfshirë në trafik droge, detaje nga ekzekutimet e 2 shqiptarëve në Athinë
- ‘Gërdeci’, provë kundër Sali Berishës? Gazetari: Çfarë pret SHBA nga Altin Dumani
- Sekuestrohen qindra fishekzjarre, 2 urdhrat e kreut të Policisë për festat
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet