PD me dy kandidatë në zgjedhje? Bumçi: Bashkimi është i mundur deri në maj
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi shprehet besimplotë se bashkimi i demokratëve dhe dalja me një kandidat të përbashkët për çdo bashki të vendit, është i mundur deri në maj, kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bumçi u shpreh se demokratët duhet të bashkohen kundër keqqeverisjes dhe kryeministrit Edi Rama.
“Ne po punojmë që të krijojmë në bashki, një konsensus sa më të gjerë për kandidatët. Edhe fakti që kandidatët u zgjodhën nga vetë demokratët, është një mënyrë për të ndërtuar konsensus. Askush nuk u pengua që të garonte. Në disa bashki të vendit, kandidatët kanë ardhur nga njerëz që ishin deri në zgjedhjet e 6 marsit, në krah të zotit Alibeaj apo zotit Basha. Sot, ata janë përzgjedhur si kandidatë të PD-së nga anëtarët.
Këto shembuj, tregojnë shumë, flasin shumë që bashkijmi është i mundur dhe ky proces ka qenë i vërtetë, sepse kandidatët janë njerëz të vërtetë. Unë kam besim që ky proces, deri në maj do ndërtojë konensusin më të gjerë të mundshëm dhe nuk ka asnjë arsye pse demokratët të mos bashkohen kur kemi përballë Edi Ramën”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Kush trembet nga SPAK-u? Çupi: Altin Dumani s’mund t’i zgjidhë i vetëm çështjet
- Inceneratori i Fierit, SPAK dërgon për gjykim Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon
- Ferhati: I ka bërë zyrtarët me dhimbje koke, ja çfarë pritet nga kreu i ri i SPAK
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?