Çfarë është virusi RSV? Flet mjekja pediatre

21 Dhjetor 2022 | 10:07

Mjekja pediatre, Sonila Brato deklaroi se virusi RSV është i rrezikshëm, sepse prek rrugët respiratore te fëmijët.

Në një intervistë për Euronews Albania, Brato u shpreh se ky virus mund të përhapet nëpërmjet kontaktit, nëpërmjet tështimave, kollitjeve, nga një fëmijë te tjetri.

Sipas saj, më të rrezikuarit janë fëmijët e moshës 0-1 vjeç.

“Në fakt, RSV-ja është një virus i cili ende në vendin tonë nuk është prezent, pavarësisht se në fakt, në shumë vende të Evropës ka ngritur alarmin që po qarkullon dhe shpeshherë reaminacionet e pediatrisë atje janë të ngarkuara dhe të mbipopulluara, por te ne, ende ISHP-ja është në alert, por nuk ka deklaruar raste me virusin RSV. Në fakt, është një virus i rrezikshëm, sepse prek rrugët respiratore, mund të përhapet nëpërmjet kontaktit, nëpërmjet tështimave, kollitjeve, nga një fëmijë te tjetri.

Përgjithësisht, më të riskuara janë moshat 0-1 vjeç dhe realisht në këtë periudhë, kemi parë goxha fëmijë, edhe bebe fare të vogla, dy javëshe apo një muajshe të cilat vijnë te ne. Është një virus që mund të çojë në komplikime, pra, kolla mund të bëhet shumë e vështirë, mund të jetë prezent temperatura, mbase jo në shifra të larta, por mund të shkojë në 38. Vështirësia në frymëmarrje, një mos ngopje me frymë që i bën prindërit të shqetësohen dhe të drejtohen te pediatri. Në këto raste, të paktën për fëmijët e vegjël duhet patur kujdes”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026