Genc Burimi: Mesazhi që mund të motivojë qytetarët për të votuar më 14 maj
Analisti Genc Burimi thotë se qytetarëve shqiptarë, i duhet dhënë mesazhi se nëse opozita fiton shumicën e bashkive më 14 maj, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në një intervistë për Euronews Albania, Burimi u shpreh se nëpërmjet këtij mesazhi, njerëzit mund të motivohen për të shkruar drejt kutive të votimit.
“Në Shqipëri, ka degjeneruar situata aq shumë sa duhet një ndryshim i madh. Edhe ajo që pamë sot me fillimet e punimeve të teatrit, ishte një zgjatje e këtij degjenerimi. Besoj se elektoratit duhet t’i thuhet në mënyrë të ndershme, se më 14 maj, nuk bëhet fjalë vetëm të ndryshohet një pushtet lokal, se askush sot në Shqipëri nuk beson, se ky Ramë që nuk pyet për opozitë, që nuk pyet për Kushtetutë, do pyesë për ca kryetarë bashkie pro PD-së.
Duhet që mesazhi të jetë i qartë, që nëse opozita fiton zgjedhjet lokale, qoftë edhe 51% me 49%, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ky është mesazhi për mendimin tim, që i duhet dhënë opinionit, për t’i motivuar njerëzit për të shkuar në zgjedhje dhe të votojnë pastaj për opozitën”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta