‘Gati për t’u ndeshur me PS-në’, Shehu: Shpresojmë rezultatin më të mirë më 14 maj
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e ka cilësuar një risi procesin e Primareve që zhvilloi kjo forcë politike, në përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë në vend.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shehu u shpreh se kandidatët demokratë janë gati të përballen me ata socialistë.
Ndër të tjera, Shehu nënvizoi se më 14 maj, kur do të mbahen edhe zgjedhjet lokale, shpresohet se PD-ja do të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm.
“Ne po shkojmë në këto zgjedhje me një risi demokratike dhe pjesëmarrje të gjerë të njerëzve në përcaktimin e kandidatëve, siç janë Primaret. U mbyllën me sukses, kanë caktuar kandidatët në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, të cilët kanë filluar përgatitjet me të gjitha strukturat e Partisë Demokratike.
Po bëhen gati për t’u ndeshur me kundërshtarin politik që është Partia Socialiste dhe për të marrë, unë shpresoj, një rezultat mhaft të mirë, më të mirin e mundshëm, të opozitës shqiptare, pra të Partisë Demokratike në këto zgjedhje”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë