‘Primaret në PD nuk sollën asgjë’, gazetari: Fituesit, kryetarë dhe sekretarë degësh
Gazetari Reldar Dedaj thotë se Primaret në Partinë Demokratike nuk sollën asgjë të re.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dedaj u shpreh se fitues të këtyre Primareve, ishin kryetarë dhe sekretarë degësh.
Sipas tij, në këtë proces nuk kishte persona që mund të përfaqësonin vlerat qytetare apo intelektuale.
“Partia Demokratike, pikë së pari, në këto zgjedhje lokale futet në mënyrën më të keqe të mundshme. Nuk mund të konceptohet që një pjesë shumë e madhe e elektoratit, e simpatizantëve, të së djathtës në Shqipëri të jenë krejtësisht të përjashtuar. Faktikisht, Partia Demokratike duhet ta fillonte me një thirrje të sinqertë të simpatizantëve të tyre, duhet të kishte futur një trajtë tjetër, sepse Primaret nuk sollën një sukses të demokracisë, siç po e shesin.
Ato thjesht kanë përforcuar status-quonë. Po të shohësh, të gjithë fitues janë ose kryetarë degësh ose sekretarë degësh. Nuk kanë sjellë asgjë të re në aspektin, mund të vinte një person i cili përfaqëson vlerat qytetare, intelektuale të një qyteti, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë