S’ka lënë gjyq pa humbur me PS, Rama: S’e votojmë emrin e PD për Avokat të Popullit

22 Dhjetor 2022 | 16:38

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se PS-ja nuk do të votojë kandidaturën e PD-së për Avokatin e Popullit, që është Ledio Braho.

Rama i rekomandoi PD të gjente një emër tjetër për avokat të popullit pasi kandidatura që ata kanë propozuar siç tha, ‘s’ka lënë gjyq pa humbur me PS’.

“Sa i përket avokatit, mbajeni se do ju duhet se keni probleme vulash dhe firmash, por nuk mund ta sillni këtu që ne ta votojmë. Kemi marrë përsipër propozimin për avokat në të shkuarën, dhe kur ishim në opozitë nuk sillnim avokatin tonë, por një figurë që kanë pasur mundësinë që në mos mbështetjen me krahë hapur, por mbështetjen me votë. Sillni avokat të PD që s’ka lënë gjyq pa humbur me ne. Kaq keq jeni kandandisur, deri këtu u hap pazari. S’mbeti njeri më, kështu që kjo nuk ka shans fare, s’ka asnjë përpjekje për të ngatërruar votimin. Avokati i partisë suaj në luftë për vulën, nuk e votojmë ne”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026