Analisti Daci: Greqia përdor minoritetin për pretendime territoriale ndaj Shqipërisë
Analisti Alban Daci e konsideron aspak normale vizitën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në jug të Shqipërisë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Daci u shpreh se Greqia e ka përdorur minoritetin për pretendime territoriale ndaj vendit tonë.
Sipas tij, shteti grek ka ndërhyrë në disa raste në punët e brendshme të Shqipërisë.
“Ajo vizitë duhet parë në dy këndvështrime. Në këndvështrimin e parë mund të konsiderohej një vizitë normale, nëse do ishte konsultuar si vizitë e një kryeministri të një vendi fqinj, i cili ka të drejtat e tij të takojë minoritarët e atij shteti në territorin e Shqipërisë.
Në këndvështrimin e dytë, kjo vizitë nuk është aspak normale për disa arsye. Greqia dhe Serbia, sidomos vendet e Ballkanit akoma i konsiderojnë çështjet minoritare si çështje për pretendime territoriale. Nuk janë të pakta rastet ku, në mënyrë qoftë edhe jo të drejtpërdrejtë, Greqia ka bërë ndërhyrje te çështjet e brendshme të Shqipërisë, pikërisht edhe në lidhje me çështjet e minoritetit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq