Ish-prokurori: Versionet për Ervis Martinajn, jo të bazuara në pista konkrete
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci deklaroi se versionet e nxjerra për çështjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, nuk janë bazuar në pista konkrete.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Beci u shpreh se politika nuk duhet të hyjë në versione teknike.
“Deri më sot duket se versionet nuk po merren përsa i përket pistave konkrete. E kemi thënë dhe do e themi në këto muaj që po vazhdon hetimi i kësaj ngjarjeje. Versioni i parë që krijohet është versioni i largimit vetë apo jo të personit. Nuk mund të shpikim situata të reja, të gjitha vijnë si pasojë e një studimi dhe të ngjarjeve të mëparshme si analogji. Policia së bashku me prokurorinë duhet të pastrojnë veprimin e parë.
Duke kryer veprimet e para, kemi të bëjmë me vetëzhdukje të një personi apo jo. Nëse nuk kemi të bëjmë me një vetëzhdukje, duhet të shohim nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo një rrëmbim. Pasi kalojnë të gjitha këto versione, politika nuk duhet të hyjë në versione teknike sepse do bëjë edhe gabime trashanike. Policia duhet të krijojë hapësirat e nevojshme për provat fizike”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë
Bregu: Qytetarët nuk pranojnë më të injorohen nga pushteti
Mila për Euronews Albania: Sot në PS folëm edhe për protestën, nuk mendohet dorëheqja e as zgjedhjet
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve