Formula e re e festivalit, dështim, Zaloshnja: Kënga fituese jo në dorë të publikut
Producenti Erjon Zaloshnja dhe Bojken Lako kanë debatuar në emision Review në Euronews Albania lidhur me formulën e këtij viti të festivalit të këngës, ku publiku zgjodhi këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Zaloshnja e cilësoi dështim formulë e re. Sipas tij, përfaqësuesi për në Eurovizion duhet t’i lihej në dorë jurisë dhe jo publikut.
“Ndoqa festivalin pas 5 vitesh vetëm për shkak të ndarjes së çmimit të parë nga dërgimi në Eurovizion. Por formula e re rezultoi një dështim. Dërgimi në Eurovizion duhet t’i lihej në dorë jurisë dhe jo publikut”, tha Zaloshnja duke sjellë reagimin e Bojken Lakos.
Pjesë nga debati
Bojken Lako: Kjo që thotë Erjoni ka qenë vitin që shkoi.
Erjon Zaloshnja: Kush e vendosi që të vihej në zbatim kjo formulë, që këngën për në Eurosong ta vendosë publiku?
Bojken Lako: U mblodhëm disa drejtorë, grupi organizator dhe vendosëm t’ia lëmë publikut.
Erjon Zaloshnja: Mos më ndërpre, më lër të mbaroj.
LEXONI GJITHASHTU
- Festivali i Këngës me 2 çmime të para, Lako: Publiku e pëlqeu formulën e re
- Zeka: Kënga e Albina Kelmendit jashtëzakonisht e mirë për Eurovizion, po përgojohet
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta