Mrekullitë e kardinalit shqiptar, si shëroi kancerin në fyt të sopranos

26 Dhjetor 2022 | 10:43

Gazetari Flor Gjini zbuloi në një intervistë për Euronews detaje pikante nga intervista që ai pati në emisionin “Real People” me kardinalin Ernest Troshani.

Gjini përmendi disa nga mrekullitë e bëra prej kardinalit të cilët sipas tij do t’i dërgohen komisionit të veçantë të Vatikanit për ta shpallur Shenjt.

Një prej rasteve ishte shërimi i një sopranoje të njohur nga kanceri në fyt, e cila ka bërë dhe një koncert në nder të Ernest Troshanit.

“Ka qenë rasti i këngëtares, i sopranes, e cila ka pasur një sëmundje kancerogjene në fyt dhe pas lutjes së Dom Ernestit ajo ishte kthyer sërish në skenë dhe ka bërë një shfaqje në nder të tij. Ky ka qenë një nga rastet konkrete dhe ka pasur edhe disa raste të tjera të cilat i janë dorëzuar Vatikanit dhe pritet që të bëhet konfirmimi apo rrëzimi i tyre nga komisioni. Është ndër të paktët kardinal që mund të bëj eksorcizëm, pasi kërkonte një pastërti të veçantë, pasi siç tha dhe ai djalli mund t’i kthehej dhe djalli mund t’i përmendte të gjitha plagët”, tha Gjini.

LEXO GJITHSHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026