“Koncert në vitin 36’”, Kabashi zbulon detajin nga produksioni që i rezistoi kohës

31 Dhjetor 2022 | 13:02

Restaurimi i filmit ”Koncert në vitin 1936” solli në studion e Euronews Albania një prej personazheve më identifikues të këtij produksioni, aktorin e mirënjohur Mirush Kabashi.

Një film që i resistoi kohës, kjo jo vetëm për shkak të rijetëzimit të tij përmes restaurimit, por edhe tematikës dhe konfliktit të trajtuar mjeshtërisht përmes novelës dhe skenarit.

“Duket se është një film i cili jo vetëm i ka rezistuar kohës, por ka mesazhe me të vërtetë shumë interesante. Edhe vlera e filmit fillon që me skenar, sipas një novele të Dhimitër Shuteriqit dhe më pas e skenarizon Kiço Blushi”, theksoi Kabashi.

Bërja e një filmi në kontekstin e një Shqipërie diktatoriale me ngjarje që vendoseshin në regjimin Zogist për Kabashin ka qenë padyshim një ndër sfidat e këtij produksioni, që ja doli të lartësonte pikëpamjet perëndimore pa i bërtitur e pa i rënë në sy sistemit.

“Në këtë skenar, fshihej një hile e vogël, por në këtë burokraci, e cila filloi të trashohet nëse duhet bërë apo jo koncerti, fshiheshin edhe qëndrime poltike të kohës, të cilat ishin maskuar shumë bukur nga skenaristët. Në këtë luftë, në duhet bërë apo nuk duhet bërë, fitoi që koncerti u bë, domethënë fitoi civilizimi, domethënë fitoi oksidenti”, u shpreh ai.

Teksa lidhur me mosshfaqjen më të filmave të prodhuar në diktaturë si pjesë e nismës së dekomunistizimit Kabashi ndau qëndrimin e tij duke e vënë theksin tek procesi i seleksionimit të tyre.

“Duhet parë me shumë kujdes, por të thuash që të hiqen të gjithë, jo”, nënvizoi aktori.

”Koncert të vitin 1936” është pjesë e një serie filmash nga Kinostudio ”Shqipëria e Re” të ciët tashmë i janë nënshtruar procesit të restaurimit dhe kanë munduir tí rishfaqen për herë të parë në formain e restauruar publikut vendas dhe të huaj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026