Altin Rraklli: Kushti që Duka i ka vendosur trajnerit Sylvinho
Ish-futbollisti i Kombëtares, Altin Rraklli e konsideron pozitive faktin që kreu i FSHF-së, Armand Duka i ka vendisur trajnerit të ri, Sylvinho, që është kualifikimi në EURO 2024.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rraklli u shpreh se nëse 48-vjeçari brazilian nuk e përballon presionin, është e kotë që ka ardhur.
“Kjo është gjëja më e mirë që ka bërë Duka në krahasim me të gjithë trajnerët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri. Ky ka një kusht, ka një objektiv dhe nëse nuk e realizon atë objektiv, atëherë do ikësh. Më përpara nuk ka qenë kjo dhe është gjë e mirë që ka bërë Duka, sepse ne kemi ambicie dhe kemi objektivat tona.
Nëse nuk i realizon, duhet të ikësh. Futbolli është presion, si në lojë, si jashtë. Kërkon anën mendore, fizike, janë shumë aspekte që futbolli i kërkon nëse dëshiron të arrish rezultat. Edhe trajneri brazilian, nëse nuk e përballon dot presionin, e kotë që ka ardhur”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta