Sekuestrohen kokainë e automjete, dy të arrestuar në Tiranë, në kërkim një tjetër
Dy persona të cilët shpërndanin droga të dozave të forta, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, ndërkohë është shpallur në kërkim një person tjetër.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë A B., 25 vjeç dhe V. Ç., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Gjatë operacionit të koduar “Clubs” janë sekuestruar 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokaine, 1 tabelë policie, 3 automjete, 5 aparate celulare, 1 peshore elektronike, 76 800 lekë të rinj dhe 175 euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
- E kryqëzuan për dështimet, Putin e emëron shef të shtabit të forcave tokësore
- Burimi: Nëse s’do i gjendeshin paratë, Alda Klosi do i pastronte me amnisti fiskale
- Ndoka akuza PS: Që kur mori mandatin e 3-të qeverisës, vetëm skandale kemi pasur
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë