“Të sfidoj të nxjerrësh fakte”, e reja debaton me nënkryetarin e Bashkisë Lezhë
Nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Pacaj ka debatuar me studenten Arilda Lleshi në lidhje me numrin e lejeve të ndërtimit, që janë dhënë në Lezhë gjatë këtij 4-vjeçari.
Në emisonin “RinOn” në Euronews Albania, Lleshi u shpreh se janë 191 leje ndërtimi, por Pacaj e kundërshtoi.
Ai është dhënë vetëm një leje ndërtimi, ndërsa lejet e tjera janë dhënë për shtëpitë e rindërtimit.
LLeshi e sfdoi Pacajn që të nxjerrë fakte.
Arilda Lleshi: Edhe pse Lezha dhe Shqipëria po përjeton një ulje të madhe të popullsisë, lejet e ndërtimit në Bashkinë e Lezhës vazhdojnë të rriten. Nga 2019 deri në 2022 janë dhënë 191 leje ndërtimi sipas INSTAT-it.
Ermal Pacaj: A thotë INSTAT-i aty që nuk kemi dhënë asnjë pallat? Atëherë, kur nuk e ke informacionin e detajuar, mos e bëj pyetjen. Janë shtëpi banimi, pjesa më e madhe për rindërtimin. Nuk ka asnjë pallat që ka lëshuar leje ndërtimi. Vetëm 1, që nuk e di a ka filluar ndërtimin apo jo. Kemi vetëm një leje ndërtimi.
Arlida Lleshi: Nga 191 leje ndërtimi, të gjitha janë shtëpia? Me sipërfaqe ndërtimi diku 300 mijë metra katror?
Ermal Pacaj: 300 mijë metra katror nuk mund të jetë as pallat.
Arlida Lleshi: Pse janë dyfishuar lejet e ndërtimit në mandatin tuaj?
Ermal Pacaj: Je totalisht gabim, nuk janë dyfishuar. Kur ke qëllim të bësh dizinformim, duhet ta kesh edhe pak të argumentuar.
Arlinda Lleshi: Me korrektësi, zoti Pacaj, meqë më akuzove për dizinformacion, po të sfidoj ty, po iu premtoj ty dhe të gjithë atyre që po na shohin, ti nxirr faktet e tua, unë nxjerr faktet e mia.
LEXONI GJITHASHTU
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve