Dënimin i FIFA-s ndaj Serbisë për fyerjet kundër shqiptarëve, reagon FFK
Federata e Futbollit së Kosovës ka reaguar në lidhje me vendimin e FIFA-s për të dënuar Serbinë me 50 mijë franga për thirrjet fyese të tifozëve në ndeshjen ndaj Zvicrës në Katar 2022.
Përmes një reagimi zyrtar në facebook, Federata e Futbollit të Kosovës ka mirëpritur dënimin e dhënë prej FIFA-s dhe thekson se ajo do të denoncojë çdo rast kur përdorem sjellje fyese ndaj popullit të saj.
FFK nënvizoi gjithashtu se FIFA, ka marrë në konsideratë të gjitha ankesat dhe vërejtjet e saj drejtuar Komisionit Disiplinor të FIFA-s.
“FFK në vazhdimësi, sa herë që ka sjellje të tilla josportive dhe fyerje në drejtim të Kosovës dhe popullit të saj, që bien ndesh me rregullativën e FIFA-s dhe UEFA-s, do të reagojë në këto instanca me argumente e dëshmi dhe bazuar në aktet normative, ngase veprimet e tilla, të kujdoqofshin, janë kundër vlerave që përçon dhe promovon futbolli dhe si të tilla duhet të ndëshkohen”, ka shkruar FFK në facebook.
LEXONI GJITHASHTU
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve